Pas lidhjeve me Romën, tani edhe Juventusi po përmendet si një destinacion i mundshëm për mesfushorin ish-lojtar të Milanit, Franck Kessie, i cili aktualisht luan për Al-Ahli në Arabinë Saudite. 

Mediat kishin raportuar më herët se mesfushori nga Bregu i Fildishtë dëshiron një rikthim në Serie A, pasi ka përvojë me Atalantan dhe Milanin.  


Për shkak të lidhjes së mëparshme me trajnerin Gian Piero Gasperini gjatë kohës te Atalanta, Roma u përfol si destinacion i mundshëm, por bisedimet nuk avancuan kurrë. 

Tani, sipas raportimeve të Calciomercato.com, Juventusi po ndjek nga afër situatën dhe mund të bëjë një ofertë gjatë kësaj vere. 

Kessie u transferua nga Barcelona te Al-Ahli për 12.5 milionë euro në gusht të vitit 2023, por kontrata e tij përfundon në qershor 2026, duke e bërë një opsion shumë më ekonomik se disa muaj më parë. 

Meqenëse Juventusi po përpiqet të transferojë Nico Gonzalez drejt Arabisë, konkretisht te Al-Ahli, ekziston mundësia që ai të përfshihet si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit për të sjellë Kessie në Torino./Telegrafi/

telegrafi sport app