LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Berishës në grupin e PD, reagon Alibeaj: Ngjarja më e hidhur, pazari i radhës me PS

Rikthimi i Berishës në grupin e PD, reagon Alibeaj: Ngjarja më e hidhur, pazari i radhës me PS

Rikthimi i i ish-kryeministrit Sali Berisha në grupin parlamentar opozitar, tre vite pas përjashtimit, kur u shpall non grata nga SHBA, për deputetin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn është ngjarja më e hidhur e pazarit dhe e marrëveshjes që bëhet pas dyerve të mbyllura të parlamentit.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se sot Nikolla përfshiu deputetë në grup me një kërkesë të palegjitimuar nga PD-ja.


Sali Berisha rikthehet në listën e deputetëve të grupin parlamentar të opozitës
Lexo po ashtu Sali Berisha rikthehet në listën e deputetëve të grupin parlamentar të opozitës

“Sot Nikolla me qetësi olimpike përfshin me një kërkesë të palegjitimuar nga PD, përfshin përsëri deputetë në grupin PD. Nuk kam hall me qëndrimin individual të deputetëve të PD, por qëndrimi zyrtar është qëndrim zyrtar dhe vlerë politike e jona. Ndaj kemi marrë këto akte që i quani përjashtime. Kanë qenë distancim nga simptomat e praktikat korruptive se një parti duhet të dalë përballë publikut dhe të tregojë a është e aftë që të distancohet për të qenë e besueshme ndaj publikut. Sot Lindita Nikolla merr e kuron qëndrime politike të PD”, tha Alibeaj.