Me një krosim të mirë, Luca Ceccarelli gjeti Igor Budanin, i cili me vole mposhti Castellazzin (56’), ndërsa mysafirët ruajtën këtë epërsi deri në minutat shtesë të takimit.

Heroi i Nerazzurëve në këtë përballje rezultoi Giampaolo Pazzini, i cili në minutat shtesë, pas asistimeve të Samuel Eto’ (90’+2) dhe Douglas Maicon (90’+5) realizoi dy gola duke ia siguruar tre pikë të plota ekipit të tij.


Me këtë fitore, Interi ka 69-të pikë, pesë më pak se Milani, ashtu që matematikisht është ende në garë për titull. /Telegrafi/

telegrafi sport app