LAJMI I FUNDIT:

RIKTHEHET UEFA Champions League ekskluzivisht në KUJTESA

RIKTHEHET UEFA Champions League ekskluzivisht në KUJTESA

Pas një pritje shumë të gjatë, Liga e Kampionëve është rikthyer me fazën e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve me një emocion tejet të lartë.

Faza e eliminimit direkt fillon sot, e martë, me kampionin aktual Liverpoolin që viziton Atletico Madrid, ndërsa Borussia Dortmundi pret Paris Saint-Germainin para tifozëve të saj të flakët. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen vetëm në kanalet e Kujtesa Sport nga ora 21:00.

Ndërsa befasia e këtij raundit, Atalanta do ta pret Valencian në San Siro dhe të dy ekipet kanë shansa të barabarta për të kaluar në fazën e çerek finaleve. Në ndeshjen tjetër të ditës së mërkurë, Tottenham Hotspuri i Jose Mourinho pret Rasenball Sport Leipzigun me bomberin Timo Werner në krye të një ndeshje shumë të barabartë. Gjithashtu edhe këto dy ndeshje do të transmetohen vetëm në kanalet e Kujtesa Sport, të mërkurën me 19 shkurt, nga ora 21:00.

Për më shumë, analizat sportive mund t’i ndiqni në emisionin ekskluziv të Kujtesa Sport, Studio Champions të UEFA Champions League para ndeshjeve në ora 20:00 dhe pas ndeshjeve në ora 23:00, në KSPORT 1 dhe T7; emision i cili realizohet nga ekipa profesionale e analistëve dhe komentatorëve të Kujtesa SPORT.

Gjithashtu, rundi i 32-të i eliminimit direkt në UEFA Ligën e Evropës fillon ditën e enjte, 20 shkurt, me 16 ndeshje të zjarrta që fillojnë në dy orare 18:55 dhe 21:00. Ne këtë rund ka ekipe te njohura si Manchester United, Arsenal, Inter, Porto, Benfica të cilat do të ndeshen për titullin e UEFA Ligës së Europës.

Artikull i sponzorizuar