Traileri i parë për sezonin e tretë të ‘reality show’-t “The Kardashians” debutoi të hënën në mëngjes.

Dhe videoklipi premtoi shumë 'dramë', ndërsa në sfond po ashtu dëgjohej një këngë rap.


Khloe Kardashian thekson se do të donte t’u thoshte fansave se do të jetë një sezon relaksues, por fatkeqësisht ka shumë dramë.

69168505 11907935 Always so much pain The first trailer for the third season of th a 44 1679936340917 Foto: Hulu

Disa nga pikat kryesore përfshijnë: Kim Kardashian që shpërtheu në lot pasi i bërtiti dikujt jashtë kamerës, rikthimi i Scott Disick dhe Kourtney Kardashian duke u ankuar për ‘besnikëri’.

Kris Jenner ndau klipin me mbishkrimin: “Sezoni 3 i The Kardashians premierë më 25 maj në Hulu”.

69168513 11907935 Sad Kimmy At one point the 42 year old pinup is seen breaking do m 43 1679936336724 Foto: Hulu

“Ndihem shumë mirë që jam kthyer”, shtoi ajo.

Sezoni i tretë i “The Kardashians” do të shfaqet premierë më 25 maj në Hulu, me episode të reja çdo të enjte.

69168721 11907935 image a 47 1679936390654 Foto: Hulu

“Dëgjoni, të gjithë kanë të vërtetën e tyre se si mendojnë se diçka ka ndodhur...”, fillon Kim.

Më vonë themeluesja e “SKIMS” shton: “Pra, le të flasim për të”.

Ish-bashkëshortja e Kanye West – me të cilin ka katër fëmijë – shihet gjithashtu duke qarë.

"Do të doja t'ju thoja se ky do të jetë një sezon i butë, relaksues, i qetë... por nuk është”, tha Khloe në një intervistë.

69168899 11907935 Silly Koko I wish I could tell you this is going to be a mild re a 55 1679936625891 Foto: Hulu

Ajo është parë gjithashtu me një kostum ngjyrë gri të hapur kur është ulur në një divan ndërsa duket shumë e trishtuar.

Në të kaluarën, ka pasur shumë rrëfime për ish-partnerin e saj, Tristan Thompson, me të cilin ka dy fëmijë: vajzën True dhe një djalë.

69168901 11907935 Nice tone The Revenge Body host had a sarcastic tone m 54 1679936621948 Foto: Hulu

“Nuk ka asnjë ndjenjë besnikërie”, thotë Kourtney, e veshur krejt me të zeza, teksa shihet e ulur në një divan.

Në të kaluarën, ylli 43-vjeçar e ka bërë të qartë se nuk ndihet rehat që çështjet e Scottit janë një pikë e komplotit kur bëhet fjalë për të dhe bashkëshortin e ri, Travis Barker.

Jenner ka një histori të problemeve shëndetësore të lidhura me ankthin.

69168903 11907935 There is a lot of struggle over her cheating ex Tristan Thompson m 56 1679936630670 Foto: Hulu

Kylie Jenner thotë se duhet të bëjnë më shumë punë bamirësie.

"Ne kemi ndikim të madh, çfarë po bëjmë me fuqinë tonë?", komenton themeluesja e “Kylie Cosmetics”.

69169181 11907935 Yes drama is their main meal Scott shares in a voice that sugges m 65 1679937077407 Foto: Hulu

Gjithçka do të nisë, aty ku përfundoi sezoni e kaluar. /Telegrafi/

69169199 11907935 image m 69 1679937137052 Foto: Hulu