LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet frika e luftës bërthamore: Shtetet e fuqishme vazhdojnë me ndërtimin e strehimoreve (Video)

Rikthehet frika e luftës bërthamore: Shtetet e fuqishme vazhdojnë me ndërtimin e strehimoreve (Video)

Qeveria suedeze është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të rrjetit të strehimoreve nukleare.

Hapi i parë është ndërmarrë pasi është kryer inspektimi i rrjetit prej 65 mijë strehimoreve. Brenda tyre ka hapësirë të mjaftueshme për shtatë milionë banorë, por rreth tre milionë tjerë mbesin të pambrojtur, transmeton Telegrafi.


Në Suedi dhe vende tjera, strehimoret bërthamore gjithashtu shërbejnë të mbrojnë qytetarët edhe nga rreziqet tjera, siç janë: sulmet me armë biologjike apo luftës konvencionale. Ato shpesh ndërtohen në objekte publike, siç janë shkollat apo qendrat tregtare, ndërsa financohen e mirëmbahen nga paratë e taksapaguesve.

Por, kështu nuk ndodh në Zvicër, ku çdo shtëpi që ndërtohet, pronari i saj është i obliguar të ndërtojë edhe një strehimore në podrum, derisa koston për ndërtimin e tyre e paguajnë vetë qytetarët. Edhe pse ky ligj ishte hequr nga Parlamenti zviceran në vitin 2011, ai është rifutur në fuqi pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë.

Kjo katastrofë ka rikthyer frikën e Çernobilit, që në vitin 1986 kishte rrezikuar tërë Evropën nga rrezatimi. Në Gjermani – ku numri i strehimoreve bërthamore është shumë më i vogël krahasuar me Suedinë dhe Zvicrën – kancelarja Angela Merkel ka vendosur të heq dorë nga energjia bërthamore, edhe pse për vite të tëra e kishte mbrojtur idenë e zhvillimit të energjisë së tillë.

Këso përgatitjesh dhe masa preventive mund t’ju duken të çuditshme qytetarëve të SHBA-ve, ku strehimoret bërthamore pothuajse nuk ekzistojnë – edhe pse raportet e fundit tregojnë se është rritur numri i kërkesave për ndërtimin e tyre.

Zvicra ka hequr dorë nga zgjerimi i rrjetit të strehimoreve bërthamore para më shumë se 20 viteve, por qëkur filloi programi bërthamor i Iranit e incidenti në Fokushimë, operacionet ushtarake ruse dhe testimi i raketave të Koresë së Veriut, vendet e ndryshme të botës kanë filluar sërish të mendojnë për këto strehimore.

Disa lokacione në Suedi tregojnë se disa prej këtyre strehimoreve kanë lidhje me Rusinë. Një nga regjionet ku pritet ndërtimi i strehimoreve të reja gjatë viteve të ardhshme, është edhe ishulli Gotland, ku me këtë lëvizje shpresojnë të ndalin pushtimin e vendit nga ana e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori