Testimi i mësimdhënësve në Kosovë këtë vit nuk do të jetë obligativ. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në dy fazat e para do të fillohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avancuar, teksa hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet e tjera.
Për këtë ide të Nagavcit SBASHK-u thotë se nuk është i informuar, derisa ka mësimdhënës që e vlerësojnë të mirëseardhur procesin, por edhe të atillë që e vlerësojnë të pakuptueshëm.
Zarife Bajgora Godanci, e cila është mësimdhënëse në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, e vlerëson të mirëseardhur procesin e vlerësimit të mësimdhënësve.
“Po, nuk jam kundër. Pse mos me bë këtë testim dhe me pas ngritje në karrierë, ku secila palë e sprovon veten dhe arrin atë çfarë dëshiron. Nuk kemi pse me pas frikë prej testimit”, tha për RTK-në, mësimdhënësja Zarife Bagjora Godanci.
Por kështu nuk mendon edhe kolegia e saj, Lindita Fazliu. Ajo e konsideron të pakuptueshme pse duhet të testohen.
“Për ngritjen e cilësisë çdo herë shkojmë avancohemi duke kryer trajnime të ndryshme, nuk di dhe nuk e kuptoj pse duhet të jetë një vlerësim tjetër. Ne jemi të kualifikuar për këtë drejtim, për këtë punë që e bëjmë dhe ku qëndron problemi, pasi mua po më duket më shumë si problem e jo si vlerësim”, tha Lindita Fazliu, po ashtu mësimdhënëse në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.
Kundërshtim për testim ka edhe nga Sindikata e Arsimit, e cila ka deklaruar se parimisht është kundër testimit me shkrim të njohurive të punëtorëve të arsimit, përderisa janë për vlerësim të punës së mësimdhënësve përmes inspektorëve profesional.
“Test me shkrim për punëtorët e arsimit për njohurit e tyre, nuk ka pas, nuk ka dhe dhe nuk do të ketë dhe ne do të reagojmë duke respektuar zërin e mësimdhënësve. Mirëpo, së fundmi znj.Nagavci, doli me një ide tjetër për të cilën ne nuk jemi të informuar ngase na mungojnë takimet që nga shtatori e këtej me të. Por, një lloj avancimi, një lloj gradimi duke u thirrur edhe në ligjin e pagave që thotë se do të ketë një ngritje page dhe është menduar për licensën e avancuar dhe licensën e përheshme, karrshi licencës që e kanë të gjithë mësimdhënsit. Por znj. Nagavci duhet të jetë korrekte edhe konkrete në deklaratat e saj”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.
E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se tashmë është finalizuar legjislatura sekondare, e cila i ka kaluar të gjitha fazat e dëgjimit publik dhe se udhëzimet administrative janë prezantuar në shkolla.
“Në këtë fazë, në qershor, nuk mund të jetë i obligueshëm sepse ne e kemi parasysh që rezultatet e nxënësve janë shumë komplekse dhe rezulatet përfshijnë një varg faktorësh, përfshirë tekstet mësimore, cilësinë e teksteve me të cilat punojnë fëmijtë tanë, cilësinë e programeve universitare, fakulteteve të edukimit të cilat i përgadisin kuadrot për mësimdhënës, rekrutimit për mësimdhënës e shumë elemente të tjera. Planifikimet janë në dy faza; e para që të filllohet si një testim për avancim në karrierë për përfitimin e licencës së avacuar, hapi i radhës do të jetë për mësimdhënësit të cilët do të hyjnë në proces dhe pastaj me kohë do të jepen informatat për të gjitha çështjet tjera”, tha ministrja e Arsimit.
Sipas Ngavacit, procesi i licencimit, për këtë fazë është paraparë në të gjitha nivelet e mësimdhënësve të arsimit parauniversitar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Analistë në Prishtinë dhe Beograd: Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës
Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim gjatë procesit zgjedhor
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit