LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen temperaturat e larta në Kosovë

Rikthehen temperaturat e larta në Kosovë

Prishtina Weather njofton se do të rikthehen temperaturat e larta në Kosovë, gjatë javës së ardhshme.

PW, njofton se gjatë javës që po hyjmë temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.


“Mot i kthjellët, kryesisht me diell dhe i thatë parashihet gjatë javës vijuese.  Fillimisht në aspektin termik do të jetë shumë ngrohtë, e më pas më nxehtë me temperatura deri në 35C të premten, e në fundjavë me mundësi të rritjes së mëtutjeshme edhe mbi 35C. Ditën e premte pasdite, nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut”.

“Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C.  Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale”, njofton PW./Telegrafi/