Me investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), agrobizneset vendore po arrijnë të fuqizohen, duke sjellë kështu në treg produkte të cilësisë së lartë sipas standardeve evropiane. Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, në hapjen e edicionit të 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Pijeve ‘Agrokos’, ku kanë marrë pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore.
Me këtë rast, Rikalo ka thënë se Ministria e Bujqësisë përmes masave të shumta përkrahëse për agrobizneset vendore po ndikon që ato të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që po ndikon edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.
“Ne si ministri me politikat tona strategjike jemi të orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë. Po ashtu, përmes investimeve që po bëjmë në sektorin e bujqësisë po ndikojmë që ky sektor të bëhet gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe në këtë rol kyç luajnë edhe agrobizneset”, ka thënë Rikalo.
Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në hapjen e këtij panairi ka theksuar se është shumë e rëndësishme që prodhimet vendore të plotësojnë standardet në mënyrë që të jenë konkurruese në treg.
Produktet bujqësore në këtë panair janë duke i ekspozuar shumë kompani të vendit dhe rajonit, ndërsa ky panair, i cili mbështetet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, KIESA-MTI dhe Komuna e Prishtinës, do të jetë i hapur deri më 19 tetor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën