Pas shtatë vjetësh është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2014 padrejtësisht Trepçës i është privuar kjo hapësirë.
“Nga viti 2003 deri në vitin 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, e ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune. Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, asokohe 24 punëtorë kishin mbetur papunë kur e patën nxjerr jashtë kësaj hapësire këtë terminal.
“Shtatë vjet më vonë, ne po e bëjmë këtë hapje në hapësirën e Trepçës, po e rikthejmë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës, e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para shtatë vjetësh. Asokohe 24 punëtorë kishin mbetur papunë kur e patën nxjerr jashtë kësaj hapësire terminalin”, ka shtuar ai.
Ndërsa, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu hapja e këtij terminali është mjaftë i rëndësishëm për bizneset.
“Sot rihapet terminali doganor i Trepçës. Kjo është shumë me rëndësi për ekonominë, për arsye ndihmon bizneset dhe qytetarët që ofron çmime më të lira, po ashtu është atraksion për investimet e huaja”, tha Llugaliu.
Ky terminal kishte operuar nga viti 2003 deri në vitin 2014.
Në ngjarjen për hapjen e terminalit ka marrë pjesë kryeministri Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë doganor.
Ditë më parë, drejtori Llugaliu kishte nënshkruar kontratën për hapjen e këtij terminali.
“Nënshkrova një marrëveshje me kryeshefin e Trepçës për rifunksionalizimin e Terminalit Doganor në Mitrovicë, siç është operuar edhe më herët në pronën e Trepçës. Kjo është një arritje e rëndësishme për shkak se pagesat që bëhen në terminalet private prej 40 eurosh, ta rikthejmë në një pagesë simbolike, gjithashtu kjo adreson edhe një problem me vite që është përsëritur si sfidë e të bërit biznes në raportin e Progresit të Komisionit Evropian”, kishte deklaruar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë