Rihanna ishte raportuar se i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin arab, Hassan Jameel.

Megjithatë, gjithçka duket se nuk është e vërtetë dhe se romanca e tyre po vazhdon, siç po vazhdojnë edhe artikujt për të dytë.


Ajo është fotografuar së bashku me të dashurin gjatë pushimeve super luksoze në Puerto Vallarta të Meksikës.

riri 3

Por, duket se nuk po i shijojnë dhe aq shumë pushimet pasi që 30-vjeçarja shihet mjaft e zemëruar me biznesmenin saudit.

Paparacët kanë fotografuar disa momente të tensionimit midis tyre gjersa bukuroshja brune shihet e ulur në një shezllon e veshur me bikini.

Por në fytyrën e tyre nuk ka asnjë grimcë buzëqeshje. Pas zënkës, Hassan largohet i mërzitur ndërsa Rihanan e ndjek pas e mbështjell me peshqir.

Ndryshe, Riri është duke punuar në këngë të reja si dhe do të mbajë koncerte anembanë botës. /Telegrafi/

riri 4

riri 5