Rihanna festoi të enjten (11 maj) përvjetorin e pestë të markës së saj “Savage X Fenty”.

Këngëtarja 35-vjeçare dukej joshëse teksa pozonte me veshje të brendshme nga koleksionet e saj që janë hedhur në treg që kur ajo lansoi kompaninë.


Sipërmarrësja - emri i djalit të së cilës u zbulua një ditë më parë - tregoi gjithashtu barkun e saj të rrumbullakosur teksa pozonte në mënyrë joshëse mbi një aparat të fotokopjes.

Screenshot 8 10 Foto: Rihanna/Instagram

Krijuesja e hitit “Anti” u shfaq me një set të zi dhe pantallona të shkurtra nga koleksioni i saj i fundit teksa u përkul mbi skaner.

Në foto, themeluesja e “Fenty Beauty” shihet me një model flokësh të drejtë me balluke.

Screenshot 9 6 Foto: Rihanna/Instagram

Për të kompletuar paraqitjen atraktive, Rihanna kompletoi veshjen me këpucë me taka gjithashtu të zeza.

Ndonëse po pret të bëhet nënë për herë të dytë, ylli i muzikës dukej në formë të mrekullueshme teksa brenda pak orësh grumbulloi mbi gjashtë milionë pëlqime dhe mijëra komente.

Screenshot 10 8 Foto: Rihanna/Instagram

Theksojmë që iliarderja lansoi linjën e saj të të brendshmeve, "Savage X Fenty", më 11 maj 2018.

Që atëherë, ajo ka lëshuar gjithashtu një markë kozmetike jashtëzakonisht të suksesshme dhe i ka rritur sipërmarrjet e saj të biznesit në një perandori. /Telegrafi/

Screenshot 11 7 Foto: Rihanna/Instagram

70895737 12075731 image a 52 1683872273648