LAJMI I FUNDIT:

Riformatohet qeveria e Malit të Zi – dy ministra prorus dhe tre ministra shqiptarë

Riformatohet qeveria e Malit të Zi – dy ministra prorus dhe tre ministra shqiptarë

Partia proruse, Fronti Demokratik (DF) dhe Partia Boshnjake (BS) kanë hyrë në Qeverinë e Malit të Zi, pasi Parlamenti votoi më 23 korrik për riformatizmin e ekzekutivit.

Me propozim të kryeministrit Milojko Spajiq, deputetët votuan për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë së 44-të të Malit të Zi.

Me hyrjen e këtyre partive, Qeveria e Malit të Zi tani do të ketë 32 anëtarë – Qeveria më e madhe në historinë e shtetit, raporton vijesti.me.


Ministrat shqiptarë kanë ruajtur pozitat e tyre si dhe ministrat nga radhët e komuniteteve të tjera.

Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Partia proruse do të ketë dy poste të zëvendëspresidentit dhe do të udhëheqë dy ministri, ndërkaq partia boshnjake do të ketë një zëvendëspresident dhe pesë ministra.

Ministrat e rinj morën besimin e 53 deputetëve ndërsa njëri ka abstenuar. Gjithashtu 54 deputetët e pranishëm në Kuvend votuan për shkarkimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Andrej Miloviq. Këtë të fundit e ka zëvendësuar Bojan Bozoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori