LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë vazhdon me pagesën e dytë të subvencioneve për bujqit

Ministria e Bujqësisë vazhdon me pagesën e dytë të subvencioneve për bujqit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton ka rifilluar ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020.

Sipas MBPZHR-së, është intensifikuar ekzekutimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar.

Vitin e kaluar, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kishte hapur thirrjen për aplikime për grante dhe subvencione për periudhën 2020/2021.

Shuma e tërësishme e programeve do të jetë 53 milionë euro. /Telegrafi/