LAJMI I FUNDIT:

Rifat Jashari fton për unitet: Për hir të Zotit dhe pasardhësve tanë, ta ruajmë shtetin dhe pavarësinë tonë

Rifat Jashari fton për unitet: Për hir të Zotit dhe pasardhësve tanë, ta ruajmë shtetin dhe pavarësinë tonë

Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore kushtuar Epopesë së UÇĶ-së dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së ndritshme të saj për lirinë e Kosovës.


Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari ishte misioni i kahmotshme, i cili iu kishte dashur Kosovës.

“Kjo sakrificë e kreu një mision që ishte dashur të ndodhte moti. Të gjithë jemi Adem Jashari, Drenicë dhe UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi kudo që kishte shqiptarë. Janë 21 vjet nga ajo datë, ndoshta dy thënie e tregojnë të vërtetën shumë mirë, njëra është e bacës Rifat kur u pyet a po mundet me përballu mërzinë, ku tha: ‘populli s’po na len’; dhe tjetra, dje në kazermën ‘Adem Jashari’, parakalimi i parë i ushtrisë sonë. Baca Rifat tha edhe njëherë ‘kjo ditë e shpërblen sakrificën e popullit tonë nëpër shekuj'”, tha ai.

Historiani Muhamet Mala tha se lufta e Jasharëve ishte zëri më i fuqishëm i luftës çlirimtare të Kosovës. Ai tha se edhe sot kuptohet më mirë se kurrë, se politika serbe ka mbetur kryeneçe dhe jo kërkim-falëse.

“Prekazi në mënyrën me besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë. Adem Jashari ka qenë dhe ka mbetur bërthamë e UÇK-së. Adem Jashari dha edhe komponentën luftarake dhe nisi angazhimin e tij në luftën çlirimtare. Ai dhe çeta e tij e donin Kosovën të lirë dhe të pavarur. Ai ishte kudo, fillimisht në Drenicë e pastaj edhe në vendet tjera. Lufta që zhvilloi Adem Jashari ishte e madhe. Lufta për Prekazin ishte e ashpër, por qëndresa ishte e madhe. Në këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë, u morën jetën 55 shqiptarëve, 22 prej të cilëve ishin nga familja Jashari. Kjo ishte impuls i ri në luftën çlirimtare”, tha ai, raporton KP.

Nasim Haradinaj nga shoqatat e dala nga lufta, tha se përjetësisht duhet respektuar gjaku i dëshmorëve, pasi lavdia e kësaj lufte nuk do të zbehet kurrë.

Ai tha se asnjë vepër nuk mund të krahasohet me rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën”, tha ai.

Në nderim të të rënëve për lirin dhe të familjes Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifat Jashari, ka ftuar për unitet në mënyrë që të ruhet amaneti i dëshmorëve.

“Sot prej mëngjesit e deri kur kam udhëtuar këndej, nga të gjitha viset shqiptare janë kanë në Prekaz. Ishalla Zoti na bekon tanëve, ishalla Zoti na jep të mbarën, ishalla gjejmë gjuhën e përbashkët e të punojmë e të veprojmë, e të ruajmë pavarësinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen tonë, për hir të Zotit, por edhe të pasardhësve tonë. Vetëm të bashkuar e unik mund t’i arrijmë qëllimet tona”, tha ai./Telegrafi/

Foto nga arkivi

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori