LAJMI I FUNDIT:

Riedukimi dhe risocializimi i adoleshentëve në familje

Riedukimi dhe risocializimi i adoleshentëve në familje

Riedukimi dhe risocializimi i të rinjve është një çështje shumë komplekse dhe e mundimshme për ta realizuar dhe që kërkon kohë dhe mundim të gjatë...

Mr. sci. Bekri Metaj

Nevoja për riedukim paraqitet atëherë kur hetohen sjellje të papërshtatshme të fëmija. Zakonisht këto sjellje paraqiten në forma të ndryshme si në shoqëri ashtu edhe në familje.


Vetë termi riedukim me fjalë të tjera, do të thotë edukim i sërishëm, çka nënkupton se duhet edukuar përsëri një person, i cili nuk e ka marrë një edukatë të mirëfilltë apo ta quajmë ndryshe një edukatë të gabuar që nuk përkon me rregullat dhe zakonet e një shoqërie të caktuar.

Në jetën e përditshme këtë nocion (riedukimin) e ngatërrojnë edhe me terma tjerë si psh. riadaptim, rehalibitim etj, çka nuk janë identike, kjo ndoshta ndodhë edhe për arsye se riedukimi trajtohet nga aspekte të ndryshme, për shembull, psikologjik, psikiatrik, juridik, penalogjik, kriminologjik, pedagogjik, andragogjik, etj.

Me nocionin riedukim dhe risocializim apo ri-integrim duhet kuptuar një gjendje tjetër kualitative, sipas se cilës personi i dënuar, gjatë qëndrimit në ent dhe në bazë të tretmanit të zbatuar atje, ka ndryshuar esencialisht.

Ai tani si personalitet ka pësuar transformim, si në sjelljet ashtu edhe në bindjet lidhur me veprën të cilën e ka kryer dhe raportet të cilat i ka patur lidhur me normat dhe rregullat e ndryshme shoqërore, gjithashtu edhe do të vetëdijesohet që sjelljet e tij të jenë të kontrolluara.

Riedukimi, risocializimi dhe ri-integrimi, siç po shihet kërkojnë një ndryshim rrënjësorë të qëndrimeve dhe të sjelljeve të personalitetit te të dënuarit. Ai tani pas arritjes së riedukimit dhe risocializimit, nuk do të përsërisë krimin dhe sjelljet tjera delikuente, por më bindje të plotë vërtetohet se, në të ardhmen do të sillet në pajtim me ligjin, dhe me sjelljet e tij do të jetë i kujdesshëm në shoqëri ashtu edhe në familje.

Në riedukimin dhe risocializimin e adoleshentëve kërkohen forma dhe metoda specifike ashtu siç është edhe vetë problemi specifik. Nëse familja nuk ka suksese në trajtimin e këtyre adoleshentëve, atëherë gjendja bëhet edhe me delikate, ku këta të rinj mund të bëhen delikuent të rrezikshëm për shoqërinë dhe më gjerë.

Riedukimi synon ne radhë të parë ta aplikohet ndaj personave që për arsye të ndryshme kanë ardhë në kundërshtim me ligjin, normat pozitive shoqërore, për të cilën gjë ka nevojë për përmirësimin e sjelljes, përkatësisht për riedukim, që nënkupton kthim në gjendjen e mëparshme, ku një barrë e rendë në këtë proces bie mbi familjen.

Familja si qelizë sociale, si një “Mikrokosmos” social, si bashkësi vëllazërore” (Emil Dyrkem), si bashkësi e jetës dhe e dashurisë, si një kolektiv specifik në të cilin gërshetohen raportet dhe lidhjet emocionale, interesat reciproke, në të cilën dominon përzemërsia, sakrifica, mirëkuptimi etj, pa dyshim është faktor me ndikim me të madh, me të fuqishëm, e me të gjatë.

Prandaj, riedukimi i fëmijëve dhe të rinjve në familje me sjellje devijante duhet të filloj që nga etapa e parë, përkatësisht me të hetuar të sjelljeve të pamira, të bëhet në mënyrë permanente, por të natyrshme dhe të vazhdoj derisa i riu të kuptojë se çfarë pasojash i sjell delikuenca atij, familjes dhe mbarë shoqërisë.

Prindërit me korrektësi, me objektivat dhe takt pedagogjik duhet të zbulojnë dhe të evitojnë lëshimet dhe gabimet e bëra gjatë edukimit të fëmijës. Simptomat e sjelljes devijante duken në familje. Prandaj, familja duhet që menjëherë të marrë seriozisht problemin e fëmijës se tyre, sepse, çdo vonesë në identifikim dhe aktivizim do të sjellë pasoja fatale, si për familjen ashtu edhe për shoqërinë.

Riedukimi dhe risocializimi i adoleshentëve në familje varet edhe nga kultura pedagogjike e prindërve, përgatitja profesionale e tyre, kushtet ekonomike sociale etj.

Zakonisht fëmijët që bien në kundërshtim me ligjin vijnë nga familjet me përgatitje me të ulët shkollore, me kushte jo të mira ekonomike, pastaj fëmijët të cilët kanë braktisur shkollimin, apo analfabet, çka do të thotë se mundësitë për të kryer vepra penale janë më të shumta, sesa ata të rinj të cilët janë duke i vijuar mësimet dhe familjet e tyre janë me të avancuar në pikëpamje akademike dhe intelektuale.

Sa i përket mjedisit familjar në riedukimin e këtyre të rinjve duhet edhe një bashkëpunim multilateral i familjes me disa institucione të tjera përgjegjëse, të cilat do të kishin kontribuar që këta të rinj t’i kthehen jetës normale.

Ky bashkëpunim do të gjej shkaqet dhe do të bëhej evitimi i këtyre problemeve. Si bashkëpunim i nevojshëm i familjes në riedukimin e këtyre të rinjve janë; shkolla, qendra për punë sociale, policia e komunitetit, qendrat edukuese, si dhe më shërbimin sprovues.

Të gjitha këta institucione do të kishin kontribuar për parandalimin dhe evitimin e atyre problemeve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e delikuencës tek të rinjtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori