Richard Branson përveçse një ndërmarrës i famshëm është edhe një aventurier. Atij i pëlqen shumë emocioni, prandaj ai ka pasur një jetë shumë aventuriere. Më poshtë janë disa nga gjërat e veçanta që ai ka bërë.
Nëse nuk e njihni dhe aq mirë, duhet me patjetër t’i lexoni.
Richardi u lind në vitin 1950. Ai u rrit në një familje tradicionale dhe u shkollua në Stowe School, ku ai nisi në moshën 16 vjeçare një revistë kombëtare të quajtur “Student”. Branson e nisi kompaninë e tij të parë kur ishte vetëm 17 vjeç, një Qendër Këshilluese për studentët, por aktualisht ai drejton disa kompani, përcjell Telegrafi.
Ato përfshijnë linjat ajrore, muzikën dhe kompanitë e pijeve freskuese, të gjitha nën emrin “Virgin”. Virgin Atlantic Airways, e cila u themelua në vitin 1984, është aktualisht kompania e dytë më e madhe për linjat ndërkombëtare në Britani të Madhe dhe operon me një flotë avionësh Boeing 747 në shumë qytete të mëdha ndërkombëtare. Gjithashtu, kjo linjë ajrore zhvilloi konceptin e ofrimit të klasit të parë dhe klasit ekonomik me çmime konkurruese dhe cilësi të lartë. Ka fituar çmimin “Linja Ajrore e Vitit” për shumë vite.
Branson shijon aktivitetet e rrezikshme dhe emocionuese. Në vitin 1986, jahti e tij “Virgin Atlantic Challenger II” kaloi Oqeanin Atlantik me një shpejtësi rekord. Një vit më vonë, balona e tij me ajër të nxehtë theu rekordin botëror duke kaluar po të njëjtin oqean.
Ai nuk pëlqen të pijë cigare kështu që nisi një aktivitet bamirës “Prindërit Kundër Duhanit” me synimin për të kufizuar reklamimin e duhanit dhe sponsorizimin e tij në sporte, gjithashtu ai dhuron shumë para për aktivitete të tjera bamirësie.
Është një nga biznesmenët më të pasur në botë, por ai gjithashtu interesohet shumë për njerëzit. Ai i shkruan çdo muaj nga një letër personelit të tij dhe bën një festë të madhe çdo vit. Ata mund t’i shkruajnë kur të duan atij dhe ai gjithmonë përgjigjet. Ai gjithashtu fton një pjesë të personelit të tij në ishullin e tij privat për të kaluar pushimet me të. Atij i pëlqen të flasë me ta dhe të dëgjojë idetë e tyre.
“Nëse personeli im është i lumtur, atëherë klientët e mi do të jenë të lumtur gjithashtu”, thotë ai.
Ai është miqësor me personelin e tij dhe i trajton si miqtë e tij. Ai nuk është si shefat e tjerë që i urdhërojnë vartësit të punojnë për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City