LAJMI I FUNDIT:

Riaviani e rivalizon Teslan me ‘pickupin’ që ka 800 kuaj fuqi dhe autonomi prej 730 kilometrave (Video)

Riaviani e rivalizon Teslan me ‘pickupin’ që ka 800 kuaj fuqi dhe autonomi prej 730 kilometrave (Video)

Rivian R1T është një makinë e fuqishme elektrike, që do të jetë një rival i fortë me modelin ‘pickup’ nga Tesla

Kompania Riviani, bëritë ditur vitin e kaluar se do t’i hyjë botës së makinave elektrike, me një pickup që do ta ndërtojë në fabrikën e Mitsubishi në Illinois të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Qetësia u prish gjatë këtij muaji, kur u bënë të ditura planet e makinës me mundësinë për bartjen e mallrave, për të cilën Tesla duhet të ketë kujdes të shtuar.

Në prag të prezantimit në LA Auto Show, Riviani e ka shpërndarë një video ku e shfaqë R1T që ka një sistem dritash LED në pjesën e përparme, me një shirit që i lidhë dy pjesët anësore.

Pasi që pamjet nuk ofrojnë shumë, e tëra që ekspertët kanë thënë se ka ngjashmëri të madhe me Honda Ridgeline.

Detajet e pjesës së brendshme mungojnë, por pritet që R1T të ketë 80 kwh, ndërsa shpejtësi prej zero deri në 100 kilometrave ne orë t’i zë për pesë sekonda.

Si dhe versionin më të avancuar që do të kushtojë mbi 80 mijë euro, që ka 800 kuajfuqi si dhe autonomi mbi 700 kilometra me një mbushje të vetme. /Telegrafi/