LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë, Voda: Kërkimi i azilit ju penalizon

Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë, Voda: Kërkimi i azilit ju penalizon

60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar sot në aeroportin e Rinasit.

Avioni me shtetasit shqiptarë zbriti në pistën e Aeroportit të Rinasit në orën 13:45. Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ishin prezent gjatë riatdhesimit të 60 shtetasve shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë


Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri thirrje qytetarëve të mos kërkojnë azil, pasi kjo mund t’i penalizojë në të ardhmen. Sipas saj, qytetarët që kapen jashtë rregullave të lëvizjes Shengen, nuk do lejohen të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kjo për disa arsye. Në fillim për ata vetë, për faktin se është një kosto e madhe për ta të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, duke lënë gjithçka pas dhe më pas të rikthehen e të rinisin nga e para dhe këtu në vendin e tonë. Po ashtu, kjo është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkundi, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë më në shtetet e zonës Shengen”, bëri të ditur Voda.

“Më duhet t’ju njoftoj se në kuadër të vizitës së ministrit të Brendshëm shqiptar në Francë para disa kohësh, me ministrin e Brendshëm francez u dakordësua që procedurat e riatdhesimit do ishin më të shpeshta. Ndaj ju lutem qytetarëve shqiptarë, është e drejta e tyre të migrojnë, por të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurt”, theksoi Voda./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori