LAJMI I FUNDIT:

Rezulton se të gjithë kemi qenë duke mbushur tabakatë e akullit në mënyrë të gabuar

Rezulton se të gjithë kemi qenë duke mbushur tabakatë e akullit në mënyrë të gabuar
Foto: GettyImages

Nga të gjitha punët e vogla në jetë për të cilat mund të shqetësoheshim se mund të ngatërrohemi, mbushja e tabakave të akullit me ujë përpara futjes në frigorifer nuk ishte në listat tona.

Është një nga ato detyra që thjesht supozojmë se është e pamundur të gabosh. Një TikTok i ri që po bënë namin në rrjete sociale vërtetoi se shumica prej nesh me të vërtetë kanë gabuar gjatë gjithë kësaj kohe.


A keni vërejtur ndonjëherë një vrimë në tabakanë tuaj? Shkoni dhe kontrolloni në frigoriferin tuaj nëse keni nevojë për një kujtesë. Rezulton, ato pjesë nuk janë thjesht për dukje, duke derdhur butësisht ujin tuaj mbi atë zonë, më përpara se në kube, në të vërtetë mund të ndihmojnë lëngjet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë tabaka.

@4jmjcbitxh

someone validate me plz #learnontiktok #favoritememories

♬ original sound – 4jmjcbitxh

Sigurisht, disa tabaka nuk janë bërë me këto seksione të vogla të sheshta midis kubeve, kështu që ju mund të duhet të vazhdoni të merreni me metodën e vjetër të mbushjes së tyre. /Telegrafi/