LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e provimit të maturës pritet të publikohen më 7 shtator

Rezultatet e provimit të maturës pritet të publikohen më 7 shtator
Foto: Ilustrim

Rreth 5 mijë maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, kanë marrë sot pjesë në afatin e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore i organizuar nga MASHTI.

Provimi është mbajtur në 59 qendra të Testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionarë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues, si dhe 600 administrues, ndërsa, të gjitha qendrat e testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).


Sipas informatave të para të komisioneve, provimi ka filluar dhe ka përfunduar në kohën e caktuar dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës.

Në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa që parashihen me Ligjin e Maturës, si ndaj administruesve, ashtu edhe ndaj nxënësve.

MASHTI falënderon të gjithë të përfshirët në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë pritet të publikohen më së largu më 7 shtator, njofton MASHTI.