LAJMI I FUNDIT:

Rezultate të dobëta për Tesla Model S, vetura elektrike me më së shumti “defekte”

Rezultate të dobëta për Tesla Model S, vetura elektrike me më së shumti “defekte”

Në 10,7 për qind të veturave të vjetra nga 2 deri në 3 vite, është gjetur ndonjë gabim gjatë kontrollit teknik.

Çdo vit TUV, organizata për kontroll teknik në Gjermani, publikon raportin vjetor bazuar në gjetjet e saj sa i përket veturave që i nënshtrohen kontrolleve teknike, transmeton Telegrafi.


Raporti i sivjetmë, është i pari që kompania ka klasifikuar në detaje veturat elektrike. Numri i veturave elektrike është relativisht i madh për një analizë relevante statistikore.

Smart ForTwo Electric Drive po konsiderohet si më i mirë me vetëm 3,5 për qind, të defekteve të zbuluara gjatë kontrolleve teknike. BMW i3 vjen me 4,7 për qind.

Përqindja mesatare për prishjet në të gjitha veturat (naftë, benzinë, hibrid dhe plug-in hibrid), të vjetra nga 2 deri në 3 vite në Gjermani është 4,7 për qind. E me 5,7 për qind rendit Renault Zoe.

Vetura elektrike dukshëm me më shumë defekte është Tesla Model S. Në 10,7 për qind të këtyre veturave janë konstatuar defekte teknike gjatë kontrolleve. Model S është vetura e parafundit e kësaj Tesla.

Problemet kryesore te Model S ishin dritat e mjegullës dhe ato të shkurtra. Ka pasur edhe defekte tjera. E me këtë është konstatuar se Tesla duhet të punojë më shumë kur bëhet fjalë për kontrollin e cilësisë së prodhimit. /Telegrafi/