LAJMI I FUNDIT:

Rezistenca ndaj insulinës – si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

Rezistenca ndaj insulinës – si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

Kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për rezistencën ndaj insulinës, një gjendje e lidhur me paradiabetin, shtimin në peshë dhe kolesterinën e lartë, e ndonjëherë në rrjetet sociale promovohen shpesh plane të dyshimta diete

A do të ndihmojë vërtet një “dietë treditore për të reduktuar rezistencën ndaj insulinës” apo shtimi i një “superushqimi” të caktuar në dietë?

Jo. Rezistenca ndaj insulinës është një pararendës i shumë gjendjeve kronike, ndaj duhet mbajtur nën kontroll me një plan të qëndrueshëm ushtrimesh dhe diete.


Insulina prodhohet nga pankreasi juaj, një nga organet e trupit. Ndihmon në mbrojtjen e trupit tuaj nga marrja e sasisë së tepërt të sheqerit (glukozës). Glukoza ju jep energji. Megjithatë, shumë sheqer është i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët kanë disa teori, por ende nuk janë të sigurt pse qelizat nuk i përgjigjen këtij procesi…

Cilat janë simptomat e rezistencës ndaj insulinës?

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se kanë rezistencë ndaj insulinës derisa bëjnë një test gjaku. Të gjithë kanë nivele të larta të sheqerit në gjak herë pas here. Sidoqoftë, kur niveli i sheqerit të trupit tuaj është vazhdimisht i lartë, mund të vëreni se jeni më i etur, urinoni më shumë, jeni më të lodhur, keni vizion të paqartë dhe të keni ndjesi shpimi gjilpërash në shputa të këmbes. Njerëzit me rezistencë të madhe ndaj insulinës nganjëherë kanë njolla të zeza rrotull qafës, në bërryla, gjunjë, duar dhe sqetulla.

Cilët janë faktorët që na vënë në rrezik?

Ju keni mundësi ta keni këtë problem nëse jeni mbipeshë, nuk bëni shumë aktivitete fizike, keni presion të lartë të gjakut, ose pini duhan.

Si ndikojnë problemet e zemrës dhe të gjakut?

Disa probleme me gjakun shtojnë mundësinë për të patur rezistencë ndaj insulinës, përfshi këtu nivelin e ulët të kolesterolit “të mirë” (HDL), nivelin e lartë të disa yndyrave, të quajtura trigliceride, sëmundjet e zemrës, infarkti që mund të keni pësuar, si edhe sëmundjet e enëve të gjakut në qafë, apo këmbë.

A luan rol trashëgimia?

Nëse njëri nga prindërit, vëllai apo motra kanë diabet të tipit 2, ju rrezikoni më shumë. Gjithashtu, nëse mamaja ka pasur diabet kur ishte shtatzënë me ju (diabet shtatzënie).

Si bëhet diagnostikimi?

Analiza për rezistencën ndaj insulinës është e ndërlikuar dhe e bezdisshme. Në vend të saj, doktori mund t’ju bëjë një analizë për paradiabetin (niveli i sheqerit në gjak që është më i lartë sesa duhet të jetë). Në laborator mund të shihet niveli i glukozës në gjak pasi nuk keni ngrënë për njëfarë kohe, ose të bëhet një “mesatare” e tij gjatë dy muajve të fundit. Numrat që janë më të lartë se normalja tregojnë se ju jeni rezistentë ndaj insulinës.

A mund të bëhesh diabetik nëse ke këtë rezistencë?

Pankreasi e ka të vështirë të prodhojë gjithmonë insulinë ekstra për të futur glukozën në qeliza. Me kalimin e kohës, qelizat që prodhojnë insulinë mund të konsumohen, duke shkaktuar paradiabetin dhe diabetin e tipit 2. Nëse ju e kapni rezistencën ndaj insulinës herët dhe bëni ndryshime në stilin tuaj të jetesës, mund ta parandaloni këtë.

Cilat janë ndryshimet që mund të bëhen?

Së pari, duhet të ushqeheni ashtu si duhet, të evitoni ëmbëlsirat, brumërat me miell të rafinuar, yndyrat shtazore dhe të hani plot perime, fruta dhe drithëra integrale. Ky plan do t’ju ndihmojë të keni një peshë të shëndetshme. Gjithashtu, kjo do t’i ndihmojë qelizat tuaja ta përdorin më mirë insulinën. Ata që kanë presion të lartë të gjakut duhet të evitojnë sa të munden kripën. Ju mund ta ulni këtë rezistencë edhe duke u dobësuar dhe duke qenë më aktivë. Aktivitetet fizike luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër rezistencës së insulinës. Ashtu si e ngrëna e shëndetshme, ato të ndihmojnë të biesh në peshë. Bëni të paktën 30 minuta sport në ditë, në shumicën e ditëve të javës. Gjatë të ushtruarit, zemra juaj duhet të rrahë më shpejt dhe frymëmarrja, të vështirësohet.

Si veprojnë ilaçet?

Ndryshimi i stilit të jetesës është trajtimi më i mirë për rezistencën ndaj insulinës. Por nëse ju rrezikoni të keni diabetin e tipit 2, doktori mund t’ju këshillojë të merrni një ilaç të quajtur metformin. Ai mund të parandalojë, ose vonojë këtë lloj diabeti te njerëzit e rinj, të shëndoshë, që kanë shumë gjasë ta kenë atë. Metformina mund të ndihmojë edhe gratë që kanë diabet shtatzënie.

Çfarë është sindroma e metabolizmit?

Rezistenca ndaj insulinës është vetëm një pjesë e kësaj sindrome. Njerëzit me sindromën metabolike kanë të paktën një nga këto tipare: bel të trashë, nivele të larta trigliceridesh, presion të lartë gjaku, nivel të ulët HDL dhe glukozë në gjak që është më e lartë se normalja. Kjo shton gjasat tuaja për diabetin, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Cilat janë sëmundjet e lidhura me rezistencën ndaj insulinës?

Njerëzit me rezistencë ndaj insulinës shpesh kanë nivele lehtësisht më të larta të inflamacionit në trup. Është vënë re se kjo rezistencë ka lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, trombozën në arterie, sëmundjet e veshkave, të mëlçisë, sindromën e vezoreve polikistike dhe artritin reumatoid.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori