LAJMI I FUNDIT:

Rezistenca ndaj insulinës dhe ushqimi: Çfarë bën të hahet kur trupi arrin në një situatë të rrezikshme për shëndetin

Rezistenca ndaj insulinës dhe ushqimi: Çfarë bën të hahet kur trupi arrin në një situatë të rrezikshme për shëndetin

Kur trupi bëhet rezistues ndaj insulinës, ai përpiqet që të luftojë duke prodhuar gjithnjë e më shumë insulinë, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës

Kjo gjendje mund të rregullohet me ndihmën e ushqimit, transmeton Telegrafi.

Simptomat të cilat tregojnë në rezistencën ndaj insulinës janë:

▪ Lodhja
▪ Uria,
▪ Përqendrimi i dobët.
▪ Shtimi në peshë, veçanërisht në zonën e stomakut,
▪ Presioni i lartë i gjakut,
▪ Niveli i lartë i kolesterolit.

Në qoftë se rezistenca ndaj insulinës zhvillohet në paradiabet apo diabet të tipit 2, simptomat do të përfshijnë nivele të rritura të glukozës në gjak dhe më shumë simptoma klasike të diabetit të tipit 2.

Është goxha lehtë të zbutet rezistenca ndaj insulinës. Është interesante që kjo gjendje shpesh mund të zhduket plotësisht me ndryshimin e stilit të jetës.

Çfarë duhet të hani, nëse keni rezistencë ndaj insulinës?

1. Artikuj të freskët

Zgjidhni ushqimin e duhur me indeks të ulët glikemie, duke përfshirë perime të freskëta, fruta, bishtajore, drithëra pa gluten, fruta arrore, fara dhe proteina shtazore me cilësi të lartë.

2. Shmangni të gjithë ëmbëltuesit artificialë

Ëmbëltuesit artificialë mund të ngrenë nivelin e insulinës dhe të kontribuojnë në rezistencën ndaj insulinës. Ëmbëltuesit natyralë të cilët mund t’i konsumoni në sasi të moderuara janë: stevia, xylitol, erythritol.

Shumica prej nesh kanë humbur prekjen me ato që është “e ëmbël”. Patjetër duhet t’i ristartojmë receptorëve tanë për shije duke ulur marrjen e ëmbëlsirave. Atëherë do të mundemi sërish të ndiejmë ëmbëlsinë natyrale, p.sh. të vaniljes natyrale apo bajameve të pjekura.

3. Hani sa më shumë ushqime anti-inflamatore

Hani peshk, fara liri të sapo bluara, vaj peshku, patate të ëmbla, perime me gjethe, turshi, lakër turshi.

4. Hani sa më shumë arra dhe fara

Arra, bajame, lajthi, fara (susam, liri, qimnon)

Nuk duhet të hani:

▪ Produktet e brumit
▪ Miell i bardhë në çdo formë
▪ Produktet e qumështit duhet të shmangen, përveç kosit dhe kefirit
▪ Ëmbëlsirat e të gjitha llojeve: akullore, kek, çokollatë, reçel
▪ Makarona dhe oriz i bardhë
▪ Patate
▪ Rrepat apo panxharët e ziera nuk guxojnë të konsumohen, por mund të hahen të freskëta
▪ Salsiçet dhe produktet e mishit të thatë nuk duhet të hahen
▪ Asgjë e skuqur nuk duhet të hahet

Menyja për personat me rezistencë ndaj insulinës

Vakt sallate

Sallatë jeshile me pulë të zier ose gjeldeti, një grusht arra dhe uthull balsamike.

Perime të pjekura në skarë me peshk

Kungull i njomë i pjekur në skarë me peshk të pjekur në skarë

Ushqime të gatuara

▪ Fasule
▪ Lakra
▪ Spinaqi
▪ Bishtaja
▪ Patëllxhan i pjekur
▪ Specat e pjekur

Ushtroni

Ushtrimet mund të jenë ilaçi më i fuqishëm për rregullimin e sheqerit në gjak. Ushtrimet fizike i bëjnë qelizat më të ndjeshme ndaj insulinës.

Kur bëhet fjalë për ushtrimet, koha bëhet një pengesë e madhe për shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë stërvitje me intervale me intensitet të lartë (HIIT), të cilën mund ta bëni vetëm për disa minuta në ditë.

Një studim në revistën “Obesity” zbuloi, ndër përfitimet e tjera, se trajnimi me intensitet të lartë ndihmoi në uljen e insulinës (e konfirmuar në një test) dhe uljen e rezistencës ndaj insulinës.

Kombinimi i stërvitjes kardio me stërvitjen me pesha ofron mënyrën më efektive për normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe insulinës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori