Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është kujdesur që të duket gjithmonë bukur dhe fine në paraqitjet e saj televizive.

Ajo ruan linja të mira trupore, ndonëse kohëve të fundit duket se ka 'devijuar' pak nga vija e saj e trupit, transmeton Telegrafi.


Këtë gjë e tregon edhe vet ajo përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram.

Veshur në një fustan të shkurtër, ngjyrë të kuqe, këngëtarja dukej pak më e plotë se zakonisht, sidomos te pjesa e barkut.

E për këtë gjë, ajo dha një arsyetim në mbishkrimin e fotografisë, ku shkruante: "Barku! Efekti anësor i bakllavasë turke".

Këto ditë ajo ndodhet me pushime në Turqi së bashku me mikeshën e saj, ndërsa duket se ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave tradicionale turke, ka qenë shkaktari që këngëtarja ka shtuar paksa peshë.

Megjithatë, Rezarta duket joshëse dhe tërheqëse në çdo fotografi. /Telegrafi/