LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi tregon se pse Britania refuzoi hetimin e vdekjes së Astrit Deharit

Rexhep Selimi tregon se pse Britania refuzoi hetimin e vdekjes së Astrit Deharit

Gjatë ditës së djeshme, Ambasada Britanike në Kosovë i është përgjigjur negativisht kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë që “Scotland Yard” ta hetojë rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga “Scotland Yard” britanik.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se është normale që jo gjithmonë miqtë e Kosovës mund të jenë të “shfrytëzueshëm”.


“Normalisht se jo gjithmonë miqtë e Kosovës mund të jenë të shfrytëzueshëm edhe për pushtetin siç është Qeveria e Kosovës”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, ata nuk kthehen me mjet për t’i mbuluar gabimet e qeverisë, natyrisht se ky nuk është lajm i mirë për drejtësinë, por një reflektim i Ambasadës Britanike, ndaj asaj se si po sillet Ministria e Drejtësisë kundrejt drejtësisë në Kosovës.

Selimi ka shtuar gjithashtu se rasti i Astrit Deharit nuk mund të procedohet më tutje nga shkaktarët e vdekjes së tij, siç është pushteti i tanishëm në Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Astrit Dehari dhe aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar janë arrestuar dhe mbajtur padrejtësisht nga pushteti e po ashtu ndaj pesë të mbijetuarve të këtij procesi që po vazhdon të ushtrohet padrejtësisht me presion në vazhdimësi”, ka përfunduar Selimi.

Duhet përkujtuar që zhvillimet e hetimeve në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit vazhdojnë të bëhen nga institucionet e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori