LAJMI I FUNDIT:

Rexhep Selimi refuzon medaljen nga Thaçi: I shiti idealet e UÇK-së

Rexhep Selimi refuzon medaljen nga Thaçi: I shiti idealet e UÇK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, njëherësh ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, për çka sot u dekorua nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se refuzon ta pranojë medaljen nga ai.

“Na paska dekoruar ‘presidenti’!”, ka shkruar Selimi, sa për të treguar me thonjëza që as që e njeh Thaçi për president.


“Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim. Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi”, ka thënë Selimi.

“Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu siç deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka thënë Selimi më tej.

Ndryshe Thaçi ka nxjerrë një listë të gjatë të cilët ka vendosur që t’i dekorojë me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Aty janë si kategori së pari lista e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së; Konferenca Paqësore e Rambuilletit dhe Parisit; Procesi i Vjenës – Brukselit i definimit të statusit të Kosovës (Ekipi i Unitetit); Kryeministrat-Presidentët-kryetarët e Kuvendit periudha 2001 – 2017; Komisioni për Organizimin e ceremonive institucionale dhe festive në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; Lista e Institucioneve, mediave, gazetarëve, publicistëve, kameramanëve; kryetarët e shtetit të Shqipërisë; kryeministrat e shtetit të Shqipërisë; si dhe disa personaliteteve të tjera, si dhe disa ngjarjeve dhe organizimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori