LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Eksporti i Serbisë në Kosovë rreth gjysmë miliard euro, i Shqipërisë vetëm 150 milionë euro

Rexhaj: Eksporti i Serbisë në Kosovë rreth gjysmë miliard euro, i Shqipërisë vetëm 150 milionë euro

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë zhvilluar aktivitet pranë objektit ku po zhvillohet panairi “Prishtina 2018” për të shprehur kundërshtinë lidhur me këtë organizim që për qëllim kryesor ka promovimin e produkteve dhe mallrave serbe, pavarësisht raportit armiqësor që ajo ka pasur dhe vazhdon ta ketë ndaj Republikës së Kosovës.

Pas shpalosjes së banerit me mbishkrimin “Jo normalizim të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë – Bojkotoje Serbinë”.
Deputeti Arbër Rexhaj foli për krimet dhe dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, dhe në anën tjetër, për praninë simbolike të shtetit shqiptar në këtë panair.


“Prej 170 bizneseve sa janë në këtë panair, 70 prej tyre janë nga Serbia, biznese këto që kanë hapësirën qendrore në sipërfaqe prej 500 metra katrorë. Duke pasur parasysh që vlera e eksportit të Serbisë në Kosovë arrin shifrën prej rreth gjysmë miliard euro, ajo tash po pretendon që këtë shifër edhe ta dyfishojë. Ndërkaq Shqipëria eksporton në vlerë prej vetëm 150 milionë eurosh. Këto shifra tregojnë shumë për karakterin e shtetit dhe orientimin e tij”, tha Arbër Rexhaj.

Deputeti Rexhaj gjithashtu foli edhe për shumë borxhe që Serbia i ka Kosovës, për dëmet e luftës dhe krimet në njerëz, prej nga mungojnë edhe 1652 njerëz të pagjetur.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje për bojkotimin e produkteve dhe mallrave serbe në mënyrë që të ndalohet normalizimi i hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë. Republika e Kosovës duhet ekonomikisht të fokusohet kah Republika e Shqipërisë dhe jo të promovojë bizneset e Serbisë në Kosovë. /Telegrafi/