LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni në fushën e automobilizmit: Po vjen vetura e parë me një lloj të ri baterie

Revolucioni në fushën e automobilizmit: Po vjen vetura e parë me një lloj të ri baterie

Prodhuesi kinez i veturave, JAC Motors, së shpejti do të prezantojë veturën e parë elektrike me bateri me jon natriumi.

Megjithëse teknologjia e baterive me jon natriumi është ende në fillimet e saj, ajo ka kosto më të ulët, furnizime më të bollshme, dhe performancë më të mirë, sidomos në mot të ftohtë.


Shitjet e modelit të ri, JAC Yiwei EV, pritet të fillojnë në janar të vitit 2024.

Ndryshe, 75 për qind të aksioneve të JAC, zotërohen nga VW.

Versioni i ri duket të jetë një version i riemërtuar i Sehol E10X, i cili u prezantua në fillim të vitit 2023, dhe është një makinë me rreze 25 kWh.

Kur JAC prezantoi zyrtarisht modelin Yiwei në maj, tha se do të largonin emrin Sehol, dhe do të riemërtonin të gjitha veturat e saj si JAC ose Yiwei.

Në prill, JAC ka zbuluar një EV special të quajtur Yiwei 3, i cili thuhet se përdor qeliza cilindrike me jon natriumi. /Telegrafi/