Revolucion te Prishtina

Pas transferimit të Isuf Llumnicës, Flamur Shalës, Armend Thaqit, Sead Miftarit, Berat Hysenit, Agron Gashit, Bledar Hajdinit, Qendrim Jahajt e Valentin Lezit, klubi bardhekaltër ka filluar t’i lirojë disa lojtarë të cilët nuk do të kenë shumë hapësirë.
Në edicionin e ardhshëm Prishtinës do t’i mungojnë disa lojtarë kyç si, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi dhe Mentor Mazrekaj (i huazuar gjashtë muaj) janë transferuar në Partizanin e Tiranës, plus dy sulmuesit, Astrit Fazliu (në Ferizaj) dhe Florim Bërbatovci (në Suedi).
Transferimi më i madh është bërë me kalimin e Enis Gavazajt në K.A.A Gent të Belgjikës.
Portieri Flamur Neziri sot u përshëndet me bashkëlojtarët dhe shtabin teknik. Neziri pas tre viteve qëndrimi në Prishtinë, nëse nuk do të kaloj në ndonjë skuadër nga Shqipëria, pritet që të përforcojë skuadrën e inkuadruar në Superligë, Fushë Kosovën.
Skuadrën e kanë lëshuar po ashtu edhe, sulmuesi Suad Saliagiq (Trepça ’89), Leart Emini (Fushë Kosovë ose Llamkos Kosova). Akil Makolli, Taulant Haliti e disa futbollistë tjerë të rinj ose do të lirohen nga klubi ose do të huazohen. /Telegrafi/




















































