LAJMI I FUNDIT:

Revolucion në tregun e punës në Kosovë, kompania “KANUN” kalon në 4 ditë pune në javë

Revolucion në tregun e punës në Kosovë, kompania “KANUN” kalon në 4 ditë pune në javë

Kompania e Marketingut “KANUN” ka vendosur që nga sot punëtorët e kësaj kompanie të punojnë vetëm katër ditë në javë, duke pasur kështu tri ditë të tjera pushim.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj kompanie, Alban Dedi në profilin e tij në LiknedIn.


Dedi ka shkruar se stafi do të ndahet në dy ekipe duke siguruar mbulim të çdo dite pune.

“KANUN po e nis vitin e ri fuqishëm! Jemi të entuziazmuar të fillojmë ditën tonë të parë të punës më 8 janar 2024 dhe jam i emocionuar të ndaj disa lajme të mira për kompaninë tonë. KANUN ka filluar një javë pune katër-ditore që nga Janari 2024, ku stafi do të ndahet në 2 ekipe, duke siguruar mbulim të çdo dite pune. Secili anëtar i stafit do të ketë 3 ditë pushim në javë, me një ekip që fillon javën e tyre të martën, dhe një ekip që fillon javën e tyre të hënën, duke e pasur ditën e premte të lirë”, ka shkruar Dedi.

Ai më tej ka shtuar se ndryshimi i orarit do të ndodhë javën e parë të çdo muaji, e cila do të jetë javë e plotë pune për të gjithë.

“Orari ynë i ri është një dëshmi e përkushtimit tonë për të garantuar harmoninë e ekipit tonë. Bazuar edhe në kërkime shkencore, një javë pune katër-ditore ngre nivelin e produktivitetit, duke rritur përqendrimin dhe efektivitetin”, është shprehur CEO i kompanisë “KANUN”.

Dedi ka shtuar se si CEO, beson se këto ndryshime do të ndikojnë pozitivisht në ekipin e tyre dhe kjo do të jetë përfundimisht një ndryshim për vendin e punës, duke rezultuar në punë të nivelit të lartë për klientët.

“Jemi entuziast për këto ndryshime dhe mezi presim të shohim rezultatin pozitiv që do të sjellin në vitin 2024”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori