LAJMI I FUNDIT:

Restoranti e ofroi me çmim të lirë, ‘vërshohet’ nga klientët – një fëmijë i vdekur dhe më shumë se 800 të sëmurë nga ‘mishi i kalbur’ në Jordani

Restoranti e ofroi me çmim të lirë, ‘vërshohet’ nga klientët – një fëmijë i vdekur dhe më shumë se 800 të sëmurë nga ‘mishi i kalbur’ në Jordani

Një fëmijë ka vdekur dhe më shumë se 800 njerëz janë dërguar në spital pasi u sëmurën nga helmimi nga ushqimi, pasi hëngrën në një restorant jashtë kryeqytetit të Jordanit, Aman, thonë raportet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, restoranti kishte ofruar “shawarmas” me çmim të lirë dhe zyrtarët shëndetësorë zbuluan se mishi nuk ishte ngrirë.


Si pasojë, tre persona, përfshirë pronarin e restorantit, janë arrestuar.

Djali pesëvjeçar ishte një nga 826 personat e dërguar në spital pasi rastet e para të helmimit nga ushqimi u zbuluan në zonën Ain al-Bashra në veri-perëndim të Amanit të hënën në mbrëmje, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Djali pësoi dështim të zemrës dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin, i tha agjencisë së lajmeve Petra, Mohammad Abed, drejtori i Spitalit “Princ Huseini”.

Që nga e mërkura katër persona ishin në kujdesin intensiv dhe 321 mbetën në spital në një gjendje të qëndrueshme, tha Ministri i Shëndetësisë, Saad Jaber.

“Të gjithë ata që preken thanë se kishin ngrënë ushqime nga i njëjti restorant”, u citua ai nga agjencia e lajmeve AFP.

Media lokale raportoi se për “shawarma” kishte ofertë speciale me gjysmën e çmimit të tij normal, duke rezultuar në një numër më të lartë të klientëve.

Zyrtari i ministrisë së shëndetësisë Adnan Ishaq tha për televizionin shtetëror se mishi ishte infektuar sepse nuk ishte në frigorifer, dhe testet laboratorike kishin treguar baktere në mish.

Ndryshe, Jordani ka përjetuar temperaturë të lartë ditët e fundit, me Aman që tejkalon 40C (100F).

Jabar tha që një hetim mbi shpërthimin e helmimit ishte duke u zhvilluar dhe “çdo shkelës do të mbahet përgjegjës, pavarësisht se kush janë ata”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori