LAJMI I FUNDIT:

Restorant Iliria – shijojeni ushqimin fantastik në zemër të Prishtinës

Në zemër të Prishtinës dhe me qasje nga sheshi kryesor i kryeqytetit, sheshi “Nënë Tereza”, restoranti Iliria është vendi të cilin patjetër duhet ta vizitoni nëse jeni adhurues të ushqimit të paharrueshëm nga stafi me renome ndërkombëtare.

Restoranti Iliria gjendet në ambientet e Swiss Diamond Hotel Prishtina dhe ka një staf me përvojë prej mbi 10 vjet, të cilët sigurohen që e gjithë eksperienca juaj në restorant të jetë mbresëlënëse.

Ky restorant, i cili është i hapur për të gjithë e jo vetëm për mysafirët e hotelit, fillimisht jua tërheq vëmendjen me ambientin e ngrohtë e pastaj ju mirëpret stafi profesionist që janë të specializuar për shërbim të nivelit botëror.

Ushqimi – po e provuat një herë, gjithmonë do riktheheni në Iliria!

Është Tuncay Cetin, kuzhinieri i restorantit Iliria, i cili përvojën ndërkombëtare prej mbi 18 viteve e shkrinë në kuzhinat e restorantit për t’i përgatitur pjatat që ju shkrihen në gojë e ju bëjnë të riktheheni çdo herë në këtë restorant.

Duke e përshkruar gatimin e tij si mesdhetar me gërshetim bashkëkohor, Cetin e respekton natyrën e përbërësve dhe i shërben ashtu siç janë, pa ndryshuar shumë shijen.

Përbërësit ai i nxjerr në pah duke i përdorur teknikat moderne të gatimit.

E nëse nuk ju pëlqen Sushi apo ende nuk e keni provuar, është kuzhinieri Rolly Mallari, i cili çdo skeptik e bën të dashurohet në Sushi.

Rolly Mallari ka punuar në disa prej hoteleve më prestigjioze në botë, për të arritur në restorantin Iliria që kuzhinës mesdhetare t’ia shtojë edhe atë aziatike, me fokus në përgatitjen e Sushi-t.

Në gatimet e Mallarit, ju do ta shijoni kualitetin dhe luksin në secilën kafshatë.

Lounge Bar në Swiss Diamond Hotel

Krahas pjesës së restorantit Iliria, pas shijimit të drekës apo darkës fantastike, ju mund të kaloni në anën tjetër tek pjesa e Lounge Bar, ku shërbehen koktejet dhe verërat unike, e të cilat mund t’i shoqëroni me meze.

Pauza për çaj apo kafe teksa shijoni ëmbëlsira unike, është një gjë të cilën duhet ta provoni në Lounge Bar.

Artikull i sponzorizuar