LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet në tërësi një McLaren F1 i vjetër

Restaurohet në tërësi një McLaren F1 i vjetër

I gatshëm të vozitet ngado, apo të qëndrojë në garazh me dukje të re

McLaren F1 nuk ka qenë makina më e shpejtë, por është një ndër makinat më të vlefshme në botë, transmeton Telegrafi. Rreth 20 milionë euro janë paguar për një F1 në një ankand, derisa çmimi për të do të rritet me kalimin e kohës.


Derisa janë vetëm 64 MacLaren F1, prej 106 sa janë prodhuar në tërësi, atëherë vlera tyre vetëm vazhdon të rritet. Njëri prej tyre, është restauruar në tërësi brenda një periudhe prej 18 muajsh dhe tani ka dukje krejtësisht tjetër.

Si brendia ashtu edhe pjesa e jashtme, janë larguar në tërësi dhe u përpunuan, ndërsa u vendosën sërish ashtu sikur janë prodhuar dikur. Motori nga BMW me 6.1 litra prodhon 618 kuaj fuqi, duke i mundësuar që të lëvizë me shpejtësi të lartë.

Në një aktivitet që fillon së shpejti, pritet të shfaqet ky McLaren F1 dhe të shihet nga afër në gjendjen e re dhe të mirë. /Telegrafi/