LAJMI I FUNDIT:

Restaurante Da Paulo – një shije e mikpritjes në Cyrih

Restaurante Da Paulo – një shije e mikpritjes në Cyrih

Në Cyrih, gjendet një lokal i veçantë – Restaurante Da Paulo. Pronari i tij, Pal Deda, një shqiptar nga Peja, ka krijuar një ambient të veçantë që shpërfaq një kombinim të shkëlqyer të mishit dhe pastave me një prekje shqiptare. 

Restoranti është ndarë në dy pjesë, Stekhaus dhe Piceri, për të plotësuar preferencat e klientelës së ndryshme. Pjesa e Stekhaus ofron një përvojë të veçantë me mishin e gatuar në gur, duke e bërë atë një destinacion të përshtatshëm për festime dhe ngjarje të veçanta.  Ky restorant është ndër të parët që ka filluar të gatuajë këtë lloj ushqimi. Ndërsa pjesa e Picerisë është një hapësirë më e lirë dhe e frekuentuar shpesh nga punëtorët. Restorant Da Paulo është jashtëzakonisht i njohur për pastat që prodhohen dhe gatuhen nga vetë kuzhinierët.

Pal Deda vlerëson shumë klientët e tij dhe ka krijuar një ambient mikpritës dhe të ngrohtë. Ai thekson se përgatitja e ushqimeve bëhet me një përkujdes maksimal dhe të specializuar, duke pasur një fokus të veçantë për pastat e prodhuara nga vetë ata. Kuzhinieri kryesor, Cosimo, është italian dhe ka eksperiencë në gatim të mishit dhe pastave. 

“Së pari jam krenar që jam shqiptar. Padyshim nuk duhet harruar njerëzit që kontribuojnë në produktet shqiptare të Zvicrës, duke përmendur këtu Rexhep Berishën, i cili eksporton shumë produkte të Kosovës në diasporë dhe miku im tjetër, Kujtim Krasniqi, i cili ka bërë prodhimin e verës kualitative që quhet Anadrini”, thotë Deda

Restaurante Da Paulo ka arritur të bëjë emër në këtë qytet të madh të Zvicrës për shërbimin e shkëlqyer dhe cilësinë e ushqimit. Klientët janë përfaqësues të financave, policia dhe autoritetet lokale. Megjithatë, Deda thekson se çdo mysafir, falë përkushtimit të personelit, ndihet si në shtëpinë e tyre. 

Rrugëtimi i Dedës drejt suksesit nuk ishte pa sfida. Me të mbërritur në Zvicër në vitin 2002, ai u përball me vështirësi për t’u akomoduar. Megjithatë, përmes punës së palodhur, këmbënguljes dhe mbështetjes së palëkundur të familjes dhe stafit të tij, ai ndërtoi një biznes të suksesshëm, që mishëron frymën e mikpritjes dhe krenarisë kulturore.  

“Nuk është shumë e lehtë të kesh një biznes në Zvicër”, tregon Deda, “por falë familjes sime dhe mbështetjen e stafit tim të mrekullueshëm, më duhet ta them se pa ata nuk do të isha aty ku jam sot”. 

Historia e Restaurante Da Paulo është një rrugëtim i suksesshëm dhe frymëzues. Nga fillimet e tij, si një i ri në Zvicër, deri te një nga restorantet më të preferuara në qytetin e Cyrihut, ky lokal shquhet për pasionin dhe kujdesin që i kushtohet çdo detaji. Është përvojë gastronomike dhe kulturore shqiptare, që ka shpërfaqur kualitetin dhe mikpritjen në zemër të Cyrihut. 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori