Reshjet e dendura paralizuan qarkullimin – pamje të përmbytjeve të së dielës në disa pjesë të Ulqinit

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu paralizoi qarkullimin në disa rrugë të Ulqinit të dielën.
Si pasojë atje janë përmbytur oborret e shtëpive dhe uji ka depërtuar edhe brenda disa banesave.
Banorët raportojnë se edhe zonat periferike dhe disa fshatra përreth kanë qenë të goditura nga uji.
Banorët pretendojnë se mungesa e drenazhit ka bërë që uji të mos kullojë drejt kanalit Bratica, duke u kthyer drejt oborreve dhe shtëpive të tyre.
Madje një familje ka paralajmëruar padi ndaj Komunës së Ulqinit për mosreagim dhe neglizhencë, pasi uji po rrezikon stabilitetin e banesës së tyre.
Ndërkohë në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje që tregojnë situatën e krijuar atje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































