LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës “pushtojnë” juglindjen e Shqipërisë

Reshjet e borës “pushtojnë” juglindjen e Shqipërisë

Në juglindje të Shqipërisë vijojnë reshjet me intensitet mesatar, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë – Voskopojë dhe Zëmblak – Doganë – Goricë.

Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës.


Kontraktorët ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur kriposjen e rrugëve dhe hapjen e tyre.