LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja e rrugëve është e mirë

Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se gjendja e rrugëve është e mirë

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët që janë në menaxhimin e saj janë në gjendje të mirë.

Sipas MI-së, edhe në viset malore rrugët janë të kalueshme.


“Gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë intervenuar me pastrim të borës dhe hedhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës”, thuhet në njoftimin e MI-së.

“Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme. Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e rrugëve për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të ketë një kujdes më të shtuar gjatë vozitjes”, përfundon njoftimi.