LAJMI I FUNDIT:

Borë nëpër rrugë, kërkohet kujdes nga drejtuesit e automjeteve

Borë nëpër rrugë, kërkohet kujdes nga drejtuesit e automjeteve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se reshjet e borës që kanë filluar në territorin e vendit varësisht mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaçërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent, thuhet në apelin e policisë.


Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Mëngjesin e sotëm kanë nisur reshjet e borës në viset e ulëta në Kosovë, përfshirë edhe kryeqytetin, ku bie borë për herë të parë gjatë këtij viti.

Reshje të dobëta bore kanë rënë edhe mbrëmë gjatë natës.

Fundjava e fundit e vitit 2019 me mot të ftohtë, priten reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori