LAJMI I FUNDIT:

Reshje të borës dhe erëra të fuqishme, bëhet thirrje për kujdes të shtuar për bjeshkatarët dhe skitarët që frekuentojnë viset malore

Reshje të borës dhe erëra të fuqishme, bëhet thirrje për kujdes të shtuar për bjeshkatarët dhe skitarët që frekuentojnë viset malore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për ata qytetarë që duan të frekuentojnë viset malore apo edhe të skijojnë, pasi pritet të ketë të reshura bore në gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kanë bërë thirrje që qytetarët mos të skijojnë apo të ngjiten në viset malore të vetmuar.


“Këtë fundjavë sipas parashikimeve sinoptike pritet të kemi të reshura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e sidomos në viset malore. Të reshurat do të jenë të dendura dhe të përcjella me erëra të fuqishme veriore. Andaj të keni kujdes gjatë skijimit (jashtë shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50°, e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.

Pas reshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Mos skijoni/ ngjiteni të vetmuar”, thuhet në postimin e tyre. /Telegrafi/