LAJMI I FUNDIT:

Republika Çeke zgjat gjendjen e jashtëzakonshme pandemike edhe për dy javë

Republika Çeke zgjat gjendjen e jashtëzakonshme pandemike edhe për dy javë

Parlamenti çek ka votuar në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vendit për shkak të pandemisë edhe me dy javë të tjera.

Dhe tani, një vendim i tillë është në fuqi deri më 11 prill, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Kryeministri Andrej Babis tha se kishte shpresë se ky mund të ishte bllokimi i fundit, ndërsa bëri gjithashtu një thirrje për njerëzit që të jenë të durueshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë kompetenca shtesë dhe i mundëson asaj të pezullojë të drejtat themelore.

Sipas medieve të huaja, njerëzit në Republikën Çeke aktualisht mund të largohen nga rrethi ku jetojnë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.

Sidoqoftë, situata në Republikën Çeke po përmirësohet gradualisht.

Aktualisht, ka më shumë se 500 raste për 100,000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore.

Vendi me 10.7 milionë banorë ka regjistruar më shumë se 1.5 milion infeksione dhe 25,639 vdekje që nga fillimi i shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori