LAJMI I FUNDIT:

Reporterëve uragani nuk u pengonte, kalimtarët e rastit i shikonin të habitur derisa raportonin “midis” erërave të forta

Reporterëve uragani nuk u pengonte, kalimtarët e rastit i shikonin të habitur derisa raportonin “midis” erërave të forta

Në Shtetet e Bashkuara aktualisht janë tri çështje që diskutohen në masë të madhe – pandemia COVID-19, lufta në Afganistan dhe uragani Ida – që deri më tani ka arritur deri në bregun e shtetit amerikan Louisian dhe po kërcënon që të jetë për vetëm një nuancë më i dobët sesa uragani Katrina i viti 2005, që bëri që New Orleans të përmbytet dhe të fillojë evakuimi i banorëve.

E një video e filmuar në New Orleans këto ditë po qarkullon në masë të madhe në rrjetet sociale – ku shfaqen dy reporterë në rrugë duke treguar fuqinë e vërtetë shkatërruese të këtij uragani, transmeton Telegrafi.


Me kapela në kokë bisedonin për motin e ligë dhe shirat e rrëmbyeshëm si dhe për situatën që do të zhvillohej në orët në vazhdim.

E derisa ata bisedonin për erërat e forta që shkatërronin gjithçka që u dilte para, reporterët duket se nuk i trembeshin më të keqes, përkundrazi raportonin sikur nuk po ndodh asgjë e keqe.

Madje reporterët i shikonin me habi kalimtarët e rastit që kishin zgjedhur këtë moment të papërshtatshëm për të dalë në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori