Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.
Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.
Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport.
Më tutje aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhëtarë” ose “simpatizantë të serbëve”.
Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat pro-qeveritare.
Sidoqoftë, raporti konkludon se peisazhi mediatik në Kosovë të paktën në shikim të parë është relativisht pluralist dhe shumë media kanë pronarë pa lidhje të drejtpërdrejta politike, gjë që rezulton në politika dhe mendime më të ndryshme editoriale.
Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.
Listës së 180 vendeve i prinë Norvegjia ndërkaq i fundit në listë është Turkmenistani.
Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City