Tani që dihet pamja e pjesës së jashtme, shfaqen edhe disa elemente të enterierit

Deri në fund të vitit, Aston Martin do ta lansojë crossoverin e parë, transmeton Telegrafi.

Tashmë është shfaqur DBX, duke u testuar i mbuluar me shtresat për kamuflazh, ndërsa reporterët arritën t’ia fotografojnë edhe enterierin.

Kualiteti i fotografisë, nuk mundëson të vërehen detajet, por tregon një ekran gjigant që besohet të jetë i ndjeshëm në prekje, si dhe disa buton në timon. Në përgjithësi, Aston Martin DBX duket se është teknologji e lartë, duke i ofruar shumë lehtësira shoferit.

Bazuar në një pjesë të karriges, mund të thuhet se do të ketë luks të lartë dhe rehati në pjesën tjetër të kësaj makine. /Telegrafi/