LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga Ziçishti i Devollit, fshati “evropian” i Shqipërisë

Reportazh nga Ziçishti i Devollit, fshati “evropian” i Shqipërisë

Gazetarja Ilnisa Agolli udhëtoi drejt Devollit, një vend që thotë se të fton t’i hidhesh në kraharor sapo shkel aty.

Një natyrë që e ka qëndisur Zoti. Me njerëz mikpritës e bujar që të frymëzojnë. Fshati ku krijohet muzika.


Në Devoll është fshati Ziçisht, një fshat i vogël, në këmbë të malit të Moravës, që fushën e bukur me lumin e Devollit në mes e ka shtruar përpara vetes si sofër të begatë.

Është edhe një vlerë tjetër e këtij vendbanimi: personalitetet e shquara me dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlerë janë edhe gratë. Bukuria e tyre, fisnikëria, sharmi dhe kënga e serenatës i ka bërë ato një nga pasuritë më të vyera të fshatit.

“Nëse hyn nëpër portat e ziçishtarëve do të gjesh aty një kitarë të varur në mur, që të pret. Natyrisht, bashkë me harenë e ushqimin tradicional që të shtrohet tryezës, ku nuk të vjen të ikësh më prej andej”, shprehet gazetarja, për fshatin që më 1936 i kishte dy pista vallëzimi.

Ndiqe këtë reportazh dhe kuptoni arsyet se e vetmja fuqi në këtë botë për të sjellë liri dhe kulturën e tolerancës për civilizimin e popullit është njeriu. Shembull për këtë është një shqiptar nga Gjakova, që pas Luftës së Dytë Botërore ishte mësues në këtë fshat. /TCh/