LAJMI I FUNDIT:

Reparti i Gjinekologjisë në Skenderaj jashtë funksionit, gruaja lindi në sallën e emergjencës

Reparti i Gjinekologjisë në Skenderaj jashtë funksionit, gruaja lindi në sallën e emergjencës

Një grua e ka kryer procesin e lindjes në sallën e emergjencës në QMF të Skenderajt, pavarësisht se ky institucion e ka një repart të lindjes me të gjitha pajisjet.

Një intervenim i natyrës urgjente u bë të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, konkretisht në sallën e emergjencës.


Stafi i këtij reparti u angazhuan në procesin e lindjes së një gruaje që u soll aty nga një klinikë private.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura ka treguar detajet se si ju desh ekipit të emergjencës të intervenoj në këtë rast.

“Dje rreth orës 09:40 minuta është sjellë një paciente që kishte kryer kontrollet në një klinikë private por që i njëjti ka drejtuar gruan që të shkoj në QKUK për lindje. Derisa kanë ardhur këtu për të kërkuar një autoambulancë, ekipi emergjente e qendrës e kanë parë gjendjen e saj dhe është dashur të intervenojnë nga ekipi e emergjencës”, deklaroi Nura për RTV Dukagjinin.

Një kat më lartë se salla e emergjencës, ky  institucion ka repartin e lindjes, pothuajse të kompletuar, por i njëjti, është jashtë funksionit shkaku i një telashi me të cilin përballen edhe shumë institucione të tjera shëndetësore në komuna, mungesa e stafit.

“Ne e kemi repartin e gjinekologjisë por për shkak të pensionimit të gjinekologëve e mamive ky repart është mbyllur që nga qershori. Ministria e Shëndetësisë na ka thënë se nëse shpreh dikush nga mjekët këtu dëshirën për specializim të kësaj fushe mundet,  por që s’munden të bien gjinekolog”, ka deklaruar Nura.

Derisa reparti është i kompletuar e pajisjet janë të vendosura, banorët e kësaj komune duhet të drejtohen në klinika private ose në QKUK për trajtim.

Lehona që kreu lindjen në repartin e  Emergjencës në QKMF-në e Skenderajt,  është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Gjendja shëndetësore e saj dhe foshnjës është e mirë, andaj të dyja janë liruar për në shtëpi gjatë të enjtes, është bërë e ditur nga Spitali i Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori