LAJMI I FUNDIT:

Renovohet objekti i operës dhe baletit i Maqedonisë

Renovohet objekti i operës dhe baletit i Maqedonisë

Opera dhe Baleti i Maqedonisë (MOB) është duke u renovuar. Ministresha Elizabeta Kançeska – Milevski thotë se renovimi është mjaft i rëndësishëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo informon se ky renovim do të përfshijë dyshemenë, ulëset, ndriçimin, do të vendoset shteg për personat me nevoja të posaçme, do të ndërrohet mermeri, muret prej xhami, do të bëhen lyerje, etj.


Pritet që deri në fund të shtatorit të përfundojnë të gjitha aktivitetet që në tetor të fillohet me punë. Gjithsej 63 milion euro janë ndarë për këtë qëllim, nga ministria e kulturës./Telegrafi/