LAJMI I FUNDIT:

Renault shënon 60-vjetorin e “katërshit” me një version fluturues

Renault shënon 60-vjetorin e “katërshit” me një version fluturues

Në kuadër të festës së 60-vjetorit të Renault 4L, Renault prezantoi një surprizë të madhe, e ajo është “versioni” fluturues i kësaj veture.

“Vetura është bërë tërësisht nga fibra karboni, por ka ruajtur të njëjtat linja. Është forcuar më tej për shkak të koncepteve të reja si shtytja ose lëvizshmëria”, tha Renault në një deklaratë.

I quajtur Renault AIR4, projekti u zhvillua me ndihmën e The Arsenale. Veturës iu dha një bateri litium-polimer 22,000 mAh që fuqizon katër helikë.

Këto helika gjenerojnë gjithsej 380 kg shtytje.

Shpejtësia maksimale e ngritjes është 14 m/s, por për arsye sigurie është e kufizuar në 4 m/s, ndërsa shpejtësia maksimale e fluturimit është 26 m/s.

Renault 4L fluturues mund të arrijë një lartësi prej 700 metrash, këndi maksimal është 70 gradë dhe shpejtësia e uljes është 3 m / s.

Versioni rrugor i Renault 4L me rrota vjen së shpejti si një makinë elektrike. /Telegrafi/