I rekrutuari rus kreu vetëvrasje pasi nuk donte të luftonte në Ukrainë

Një i rekrutuar në rajonin e Moskës, Rusi, kreu vetëvrasje pasi nuk donte të luftonte në Ukrainë.
Siç raporton mediumi Nexta, i rekrutuari la një shënim para se të kryente vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
Ai tha se komanda donte ta dërgonte në Ukrainë, ushtari madje i kërkoi komandantit të tij që të mos e dërgonte në luftë, pas së cilës ata filluan ta tallnin.
Ndryshe, më 24 shkurt bëhet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë territor i vendit të tij në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.
Ai paralajmëroi se dhënia e territorit do të thotë se Rusia mund të “vazhdojë të kthehet”, derisa armët perëndimore do të afrojnë paqen. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































