LAJMI I FUNDIT:

Rekordi i shënuar nga Lamborghini Aventador SVJ, tejkalohet nga Ferrari 488 Pista (Video)

Rekordi i shënuar nga Lamborghini Aventador SVJ, tejkalohet nga Ferrari 488 Pista (Video)

Të dy rekordet, u arritën nga i njëjti shofer

Nurburginu merr shumë vëmendje, kur bëhet garë për xhirot më të shpejta, mirëpo, kjo nuk është e vetmja pistë, transmeton Telegrafi.


Madje nuk është e vetme as në Gjermani, ku ndodhet Green Hell në Hockenheim, në të cilën Ferrari 488 Pista shënoi një rekord të ri.

Kjo makinë me tetë cilindra, ka arritur ta kaloi xhiron për 1:45.9, duke e kaluar rekordin e shënuar nga Lamborghini Aventador SVJ për 1.4 sekonda.

Shoferi Christian Gebhardt, që e përfundoi këtë xhiro, ishte i njëjti që shënoi rekordin e Lamborghinit, disa muaj më herët.

Arritja nuk ishte e lehta për Ferrari, që e përdorën modelin 488 Pista, të fokusuar për gara, që ka motor 3.9 litra V8 dhe prodhon 710 kuaj fuqi. /Telegrafi/